Mbretëria e Bashkuar synon të vaksinojë çdo të rritur deri në fund të korrikut

Bota

Mbretëria e Bashkuar synon të vaksinojë çdo të rritur deri në fund të korrikut

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se tani synon të vaksinojë çdo të rritur deri në fund të korrikut – një muaj më herët sesa synimi i saj i mëparshëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky vend gjithashtu dëshiron që të gjithë mbi moshën 50 vjeç, ose me një gjendje shëndetësore themelore, të marrin një dozë të vaksinës deri më 15 prill, në vend të 1 majit.

Duke njoftuar “cakun e ri”, sekretari i shëndetësisë Matt Hancock tha pavarësisht se furnizuesit përballen me probleme të prodhimit, Mbretëria e Bashkuar duhet të ketë furnizimet e nevojshme për të shpejtuar fushatën e saj të vaksinimit.

Ndryshe, Pfizer dhe AstraZeneca, dy prodhuesit e vaksinave që po përdor Mbretëria e Bashkuar, kanë përjetuar probleme të furnizimit në Evropë.

Madje, BE dhe AstraZeneca u përfshinë në “një grindje publike” muajin e kaluar për çështjet e furnizimit.

Por ndërsa BE ka qenë e ngadaltë për të përhapur programin e saj të vaksinimit, Mbretëria e Bashkuar është një nga një pjesë e vogël e vendeve që gjenden përpara në këtë “garë”.

Siç bëhet e ditur, më shumë se 17.2 milionë njerëz, pothuajse një e treta e të rriturve të vendit, kanë marrë dozën e parë të vaksinës, që kur vaksinimet filluan më 8 dhjetor.

Dhe Britania po vonon dhënien e dozave të dyta të vaksinës deri në 12 javë pas së parës në mënyrë që t’u japë sa më shumë njerëzve “mbrojtje të pjesshme”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat