Burri që bleu një pikturë për 73 cent, pas 20 viteve e kupton që ka vlerë thuajse $15,000

Bota

Burri që bleu një pikturë për 73 cent, pas 20 viteve e kupton që ka vlerë thuajse $15,000

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 15:14
Santiago Taute

Santiago Taute bleu pikturën para 20 viteve, dhe pasi ia tregoi veprën gruas të tij, e cila është e pasionuar pas artit, ata e kuptuan që kishte vlerë rreth 15 mijë dollarë.

Një burrë me shumë fat, pagoi më pak se një dollarë për një vizatim nga një shitës ambulant, dhe pas 20 viteve e kuptoi që ai vizatim vlente mijërabot

Santiago Taute, bleu vizatimin për 73 cent, dhe para pak kohësh ai kuptoi se kjo copë arti kishte vlerë mbi 14 mijë dollarë.

Image

39 vjeçari e bleu veprën e artit në Ekuador në vitin 2001, dhe më vonë përfundoi në një kuti në bodrumin e shtëpisë së familjes së tij në Spanjë.

Gjatë kësaj kohe, Santiago ishte martuar dhe zhvendosur në Britani. Gruaja e tij Delia Taute, 31 vjeçe është shumë e pasionuar pas artit.

Vitin e kaluar, familja ia dërgoi Santiagos kutitë e veta nga Spanja, dhe ai ia tregoi veprën gruas së tij. Delia viziton galeritë e artit rregullisht, dhe është e njohur mjaftë me stilin e artit të shumë artistëve.

Image

 

Kur ajo pa veprën, iu duk e ngjashme me atë të artistit britanik Lee Hadwin, të cilin ajo e ksihte takuar vite më parë gjatë një ekspozite.

Lee, 46 vjeç, është i njohur shumë pasi që është artist i fjetur. Ai ka një problem të rrallë, që e bënë atë të krijoj vepra artistike ndërkohë që është në gjumë.

Ai ka krijuaj me miliona vepra deri më tani. Ai e konfirmoi se kjo është vepra e tij, dhe ka thënë se vlenë rreth 11,000 – 14,000 dollarë.

Lee tha se këtë vepër e ka krijuar në Australi në vitin 2001, por nuk e ka idenë se si ka përfunduar ajo në Ekuador të Amerikës së Jugut.

Edhe pse iu është ofrar ta shesin veprën, ata tani e kanë varur në murin e dhomës së ndenjës në shtëpinë e tyre, dhe nuk kanë në mendje ta shesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat