Sekretari amerikan i Shtetit do të udhëtojë për në Arabinë Saudite

Bota

Sekretari amerikan i Shtetit do të udhëtojë për në Arabinë Saudite

Më: 27 prill 2024 Në ora: 23:09
Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në fillim të javës së ardhshme do të vizitojë Arabinë Saudite për t’u takuar me partnerët rajonal dhe për të diskutuar rreth përpjekjeve për të arritur një armëpushim në Gazë.

Ai do të diskutojë rritjen e ndihmës humanitare që po dërgohet në Gazë”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Gjithashtu, sekretari thuhet se do të theksojë rëndësinë e parandalimit të përhapjes së konfliktit dhe do të diskutojë rreth përpjekjeve të vazhdueshme për të arritur paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në rajon, duke përfshirë një shtet të pavarur palestinez, shkruan Reuters.

Bëhet e ditur se Blinken nuk ka planifikuar të vizitojë Izraelin në këtë udhëtim.

Siç raportohet, sekretari gjatë vizitës së tij do të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Bashkëpunimit për t’u koordinuar rreth sigurisë në rajon.

Ai do të marrë pjesë edhe në një takim të posaçëm të Forumit Ekonomik Botëror mbi Bashkëpunimin Global, Rritjen dhe Energjinë për Zhvillim, ku ai do të koordinohet për një përparim të vazhdueshëm dhe një tranzicion global të energjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat