Letoni, nga zjarri në një objekt, 8 veta gjetën vdekjen

Bota

Letoni, nga zjarri në një objekt, 8 veta gjetën vdekjen

Më: 28 prill 2021 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Të paktën tetë vetë kanë vdekur dhe nëntë u plagosën nga zjarri në një hotel, në kryeqytetin Letonisë, Riga.

“Ky nuk ishte një hotel, ishte një apartament që u përdor si një hotel”, thotë kryetari i bashkisë Martin Stakis, njofton Aftonbladet.

 Zjarri shpërtheu në katin e gjashtë të rezidencës, e cila ishte afër stacionit të trenit.

“Identiteti i atyre që vdiqën është ende  i paqartë”, sipas kryetarit Stakis.

Shërbimet e urgjencës duhet të jenë thirrur në vendin e ngjarjes në orën pesë të mëngjesit.

Policia thuhet se ka filluar një hetim penal në lidhje me zjarrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat