Një gruaje në Indi që vdiq nga COVID-19, iu mor bombola e oksigjenit nga oficerët për t’ia dërguar një personi ‘VIP’

Bota

Një gruaje në Indi që vdiq nga COVID-19, iu mor bombola e oksigjenit nga oficerët për t’ia dërguar një personi ‘VIP’

Më: 30 prill 2021 Në ora: 18:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grua në Indi ndërroi jetë pasi policia u akuzua se ia mori bombolën e saj të oksigjenit për t’ia dhënë një personi VIP mes mungesave akute dhe sistemit shëndetësor të mbingarkuar nga shpërthimi i COVID-19 në botë me rritjen më të shpejtë.

Një video e cila qarkulluar në mediet sociale tregon një burrë që qan dhe që iu lutet oficerëve në duar dhe gjunjë jashtë një spitali privat në qytetin e Agra në Uttar Pradesh.

“Nëna ime do të vdesë nëse ia largoni cilindrin e oksigjenit”, i tha policisë Anmol Goyal, 22 vjeç derisa bombola po tërhiqej nga spitali të martën mbrëma.

Ai dhe vëllai i tij 17-vjeçar e kishin siguruar vetë oksigjenin pasi spitalit iu kishin mbaruar rezervat, duke e çuar atë në pavijonin e COVID-19 dhe duke e vendosur pranë shtratit të nënës së tyre.

Sidoqoftë, cilindri u konfiskua nga policia për dikë që ‘konsiderohet të jetë më i rëndësishëm’, sipas korrespodentit të “The Times of India” i cili shpërndau videon në mediet sociale.

Dy orë më vonë nëna e tyre vdiq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat