Bën të pamundurën për ta shpëtuar të ëmën me COVID-19, i jep frymë artificiale gojë më gojë – megjithatë gruaja nga India nuk mbijeton

Bota

Bën të pamundurën për ta shpëtuar të ëmën me COVID-19, i jep frymë artificiale gojë më gojë – megjithatë gruaja nga India nuk mbijeton

Më: 3 maj 2021 Në ora: 20:02

Skena tragjike e një spitali të stërmbushur me pacientë që vuajnë nga COVID-19, është ilustrimi më i mirë i situatës që mbretëron në Indi që është goditur së fundmi nga vala e dytë e coronavirusit, duke e shkatërruar “plotësisht” këtë vend.

Në videon e filmuar brenda spitalit në Utar Pradesh, shihen dy vajza duke qëndruar pranë shtratit në të cilin qëndronte e shtrirë e ëma e tyre.

E duke marrë parasysh që asnjë mjek nuk shihej përreth, njëra prej vajzave e etur që ta shpëtoj të ëmën i jep frymë artificiale gojë më gojë, derisa tjera shikonte e habitur.

Megjithatë përpjekja e saj rezultoi e pasuksesshme, pasi e ëma e saj nuk i mbijetoi infeksionit të COVID-19. Kurse mjekët u kishin thënë që pacientja kishte arritur në spital “gjysmë” e vdekur.

Kujtojmë që India është vendi që është goditur më së rëndi nga coronavirusi. Sistemi shëndetësor në këtë vend ka kolapsuar plotësisht, ku nëpër spitale nuk ka më shtretër të lirë, e bombolat e oksigjenit mungojnë pothuajse kudo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat