Gana do të blejë mbi 1 milion doza të vaksinës Sputnik V

Bota

Gana do të blejë mbi 1 milion doza të vaksinës Sputnik V

Më: 3 maj 2021 Në ora: 21:29
Foto ilustrim

Gana do të blejë 1,3 milion doza të vaksinës Sputnik V të zhvilluar nga Rusia kundër COVID-19.

Presidenti i vendit, Nana Akuffo-Addo, në deklaratën e tij tha se presin që vaksinat të mbërrijnë më 15 maj në këtë vend.

“Kështu që mund të shpresojmë të kthejmë vendin tonë, ekonominë dhe jetën tonë në normalen që të gjithë e dëshirojmë”, tha ai në lidhje me vaksinat.

Ndër të tjerat ai tërhoqi vëmendjen se mënyra më e mirë për tu mbrojtur kundër COVID-19 është mbajtja e maskës.

Gana deri më tani pranoi mbi 4 milionë vaksina kundër COVID-19 nga Rusia, India, Emiratet e Bashkuara Arabe, kompania e telekomunikacionit afrikano-jugor dhe COVAX.

Deri më tani janë vaksinuar afro 1 milion njerëz.

Gana me popullsi prej rreth 31 milionë banorë që nga fillimi i pandemisë raportoi 92.601 raste, prej të cilëve 90.248 u shëruan dhe 779 humbën jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat