Aktivistja e “Black Lives Matter” në gjendje të rëndë pasi u qëllua në kokë

Bota

Aktivistja e “Black Lives Matter” në gjendje të rëndë pasi u qëllua në kokë

Më: 24 maj 2021 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Aktivistja e shquar e “Black Lives Matter”, Sasha Johnson është në gjendje të rëndë pasi u qëllua në kokë.

Sipas grupit të saj, ajo po trajtohej në kujdes intensiv pasi u “sulmua brutalisht” në orët e para të së dielës.

Grupi tha se sulmi, i cili ndodhi në Southwark, në jug të Londrës, pasoi me “kërcënime të shumta me vdekje”.

Policia nuk e ka konfirmuar identitetin e saj, por tha në këtë fazë nuk kishte prova që sulmi ishte shënjestruar në drejtim të saj.

Zyrtarët thanë se gruaja u dërgua në një spital në jug të Londrës me dëmtime kërcënuese për jetën dhe kanë bërë thirrje për dëshmitarë.

Familja e saj është informuar, gjithashtu.

Policia tha në këtë fazë se nuk kishte asnjë provë që sugjeronte se ishte një e shtënë në shënjestër ose se ajo kishte marrë ndonjë kërcënim të besueshëm ndaj saj para incidentit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat