Pamje të rënda / Grushta dhe kapje flokësh në parlament, politikanët përleshen gjatë seancës

Bota

Pamje të rënda / Grushta dhe kapje flokësh në parlament, politikanët përleshen gjatë seancës

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 15:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Anëtrë të opozitës dhe mazhorancës janë përplasur gjatë një seance në parlamentin e Bolivisë. Përleshja nisi kur deputeti i opozitës Henry Montero u përball me një anëtar të mazhorancës socialiste Antonio Colque.

Të dy deputetët filluan të grushtojnë njëri-tjetrin në tapetin e asamblesë, ku ministrat ishin mbledhur për të diskutuar gjithë shkaqet që çuan në ndalimin e ish-presidentit Jeanine Áñez.

Pamjet e dy deputetëve që ziheshin me grushta kanë bërë xhiron e botës, por kjo nuk ishte fundi i përplasjeve në parlament.

Nga një pjesë tjetër e sallës, dy deputete janë kapur prej flokësh, ndërsa kanë shkëmbyer edhe ofendime pasi janë shkëputur nga njëra-tjetra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat