Adoleshenti mbeti në koma pasi u sulmua nga një balenë

Bota

Adoleshenti mbeti në koma pasi u sulmua nga një balenë

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Dy persona gjersa ishin duke peshkuar në varkën e tyre pësuan një aksident kur një balenë u hodh mbi varkën e tyre, duke plagosur rëndë një 18-vjeçar.

Një adoleshent australian është në koma pasi u shtyp nga një balenë gjatë një udhëtimi familjar për peshkimi, thuhej në një raport.

Ngjarja ndodhi të dielën ndërsa 18-vjeçari, i identifikuar si Nick, dhe njerku i tij 39-vjeçar, Matt, ishin duke peshkuar nga anija e tyre në brigjet e Narooma në Uellsin e Ri Jugor, raportoi 7News.

Incidenti i ndodhur e la Nick me një qafë të thyer dhe dëmtime të rënda në kokë, sipas raportit.

Nick është në gjendje kome në Spitalin Canberra.

“Një aksident fatal ndryshoi rrjedhën e jetës së tyre përgjithmonë. Ata nuk kishin asnjë paralajmërim dhe asnjë ide se balena ishte afër”, thuhej  në njoftim.

Sipas familjarëve të Nick , thuhet se ai ka për të qëndruar për një periudhë të gjatë në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat