Teksasi do të ndërtojë murin kufitar me Meksikën

Bota

Teksasi do të ndërtojë murin kufitar me Meksikën

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 14:43
Foto Ilustrim

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott ka njoftuar planet që shteti të ndërtojë murin përgjatë kufirit me Meksikën.

Republikani e bëri njoftimin gjatë një konference shtypi në ‘Samitin e Sigurisë Kufitare’ në Del Rio dhe tha se do të diskutonte javën tjetër planin.

“Ne duhet të ndërtojmë një kufi [mur]. Unë kam qenë këtu poshtë duke biseduar me njerëzit në Luginën e Rio Grande dhe mënyra se si ata janë duke u tejkaluar është e dënueshme”, ‘tha Abbott për Fox News të enjten në mbrëmje.

“Është katastrofike ajo që ka bërë administrata e Bidenit”, shtoi ai, raporton dailymail.

Në muajin e parë në detyrë, presidenti amerikan, Joe Biden ndaloi ndërtimin e murit kufitar midis SHBA dhe Meksikës – një politikë kryesore e paraardhësit të tij, Donald Trump.

Ndryshe, numri i emigrantëve të paligjshëm në kufirin jugor arrin nivelet më të larta 20-vjeçare, vendimi për të ndaluar ndërtimin është kritikuar nga shumë republikanë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat