Kuzhinieri irakian vdiq pasi ra në një kazan supe

Bota

Kuzhinieri irakian vdiq pasi ra në një kazan supe

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Një kuzhinier irakian vdiq në një aksident të çuditshëm javën e kaluar, pasi ra në një kazan supe, duke pësuar djegie të rënda në pjesë të mëdha të trupit.

Sipas medieve të huaja, shefi i kuzhinës, Issa Ismail, po ndihmonte në përgatitjen e një banketi dasme, në sallën e dasmave, Hazel në qytetin e Zakho më 15 qershor.

Derisa po e ziente supën që ishte në një tenxhere të madhe në dysheme, 25-vjeçari thuhet se rrëshqiti dhe ra në ushqim.

Pasi u rrëzua në dysheme, babai i tre fëmijëve u dërgua me urgjencë në spitalin Dohuk, rreth 40 milje, për të marrë trajtimin si pasojë e djegieve të rënda.

Mjekët u përpoqën disa ditë t’ia shpëtonin jetën këtij kuzhinieri, por ai vdiq më 21 qershor, si rezultat i djegies së shkallës së tretë në rreth 70 për qind të trupit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat