VOA: Kolumbia jep detaje të të dyshuarëve në vrasjen e presidentit të Haitit

Bota

VOA: Kolumbia jep detaje të të dyshuarëve në vrasjen e presidentit të Haitit

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 00:53
Policia kolumbiane

Policia kolumbiane thotë se qytetarët e saj të përfshirë në vrasjen e presidentit të Haitit Jovenel Moïse janë rekrutuar nga katër kompani dhe kanë udhëtuar në vendin e Karaibeve në dy grupe përmes Republikës Domenikane.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara thanë se do të dërgojnë zyrtarë të lartë të FBI-së dhe Sigurisë Kombëtare për të ndihmuar në hetime. Shefi i Policisë Kombëtare të Haitit, Léon Charles, tha se 17 të dyshuar janë arrestuar lidhur me vrasjen e presidentit Moïse që tronditi vendin tashmë të pllakosur nga varfëria, dhuna e përhapur dhe paqëndrueshmëria politike.

Ndërsa hetimi përparon, vrasja i ngjan një komploti të ndërlikuar ndërkombëtar. Përveç kolumbianëve, midis të arrestuarve nga policia ishin edhe dy haitiano-amerikanë, të cilët janë cilësuar si përkthyes të sulmuesve.

Disa nga të dyshuarit u kapën gjatë një bastisje në Ambasadën e Tajvanit ku besohet se kishin kërkuar strehim. /VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat