Haiti kërkon ndihmë ushtarake nga SHBA dhe OKB

Bota

Haiti kërkon ndihmë ushtarake nga SHBA dhe OKB

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 08:56
Të arerstuarit pas vrasjes së Presidentit

Autoritetet haitiane u kanë kërkuar Shteteve të Bashkuara dhe OKB-së të dërgojnë trupa në Haiti për të ndihmuar në sigurimin e pozicioneve të rëndësishme strategjike në vend pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise.

“Pas vrasjes së presidentit, ne menduam se mercenarët mund të shkatërronin infrastrukturë të caktuar për të krijuar kaos në vend. Gjatë bisedave me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së dhe OKB-në, ne e bëmë këtë kërkesë”, tha Ministri Mathias Pierre.

“Ne ishim në një situatë ku besonim se porti, aeroporti dhe infrastruktura e energjisë mund të ishin shënjestra”, shtoi Pierre.

Departamenti i Shtetit i SHBA konfirmoi përmes një zëdhënësi se qeveria haitiane kishte “kërkuar ndihmë sigurie dhe hetimore”. Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë në hetimin e vrasjes së presidentit Haitian, por nuk kanë plane për të siguruar ndihmë ushtarake në Haiti në këtë kohë, tha të premten një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të dërgojnë zyrtarë të lartë nga FBI dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) në Haiti sa më shpejt të jetë e mundur për të vlerësuar situatën dhe për të parë se sa më mirë ata mund të ndihmojnë, tha Shtëpia e Bardhë.

Shefi i inteligjencës kombëtare të Kolumbisë dhe drejtori i inteligjencës së policisë kombëtare do të udhëtojnë gjithashtu në Haiti me Interpol për të ndihmuar në hetimet, tha të premten presidenti kolumbian Ivan Duque.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat