Tetë njerëz të vrarë nga sulmi vetëvrasës në kryeqytetin e Somalisë

Bota

Tetë njerëz të vrarë nga sulmi vetëvrasës në kryeqytetin e Somalisë

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 17:42
Mogadishu - foto arkivi

Së paku tetë njerëz u vranë në një sulm vetëvrasës në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, thanë autoritetet.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi ekstremist Al-Shabab.

Një zëdhënës i policisë somaleze tha se komisionari i policisë në Mogadishu, Farhan Mohamud Qaroleh, ka qenë shënjestër e sulmit, porse ai ka shpëtuar pa u dëmtuar.

“Një bombardues vetëvrasës, me eksplozivë të rëndë të kurdisur nga grupi terrorist Al-Shabab, ka shënjestruar komisionarin e policisë në Mogadishu”, tha zëdhënësi i policisë, Sadiq Adam Ali.

Al-Shabab, me vite, kryen sulme kundër civilëve dhe forcave qeveritare në Somali, në përpjekje për të vendosur ligje të ashpra islamike.

Grupi është i lidhur me organizatën terroriste të Al Kaidës.

Militantët e tij janë dëbuar nga Mogadishu në vitin 2011, por grupi vazhdon të kontrollojë territore të mëdha në disa pjesë të Somalisë./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat