Historia e pushkës me të cilën u vra Osama Bin Laden

Bota

Historia e pushkës me të cilën u vra Osama Bin Laden

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 18:49
Foto

HK416 i kompanisë Heckler & Koch ka qenë në radarin e ekspertëve të sigurisë prej kohësh. Por, gjithçka ndryshoi kur njësia elitare e ushtrisë amerikane Seal kreu një operacion bastisje në Abbottabad të Pakistanit, ku lideri i Al Qaedas, Osama Bin Laden dhe disa anëtarë të familjes së tij jetonin për më shumë se një dekadë.

Gjatë bastisjes dhe shkëmbimit të zjarrit, Bin Laden dhe disa anëtarë të familjes u vranë. Por, ajo çfarë flitet nga ekspertët e sigurisë është se ishte pikërisht pushka e Heckler & Koch, HK416 – që e vrau liderin e organizatës terroriste.

H&K 416 është dizajnuar në fund të viteve të 90-ta si një alternativë afatgjatë e M4 karabin. Për dallim nga pushkët e familjes M16 dhe M4, H & K416 përdor sistemit e rrezes së shkurtë të veprimit.

Në momentin që nga kjo pushkë shkrepet plumbi pluhuri dhe materiet tjera kimike të plumbit nuk mbesin në tytë, duke e bërë kështu një armë më të pastër dhe gjithmonë precize.

H & K416 është dizajnuar për të qenë e ngjashme me pushkët e familjes M4 dhe M16, për të ndihmuar ushtarët të kalojnë nga kjo platformë. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat