Në Afrikën e Jugut pronarët e dyqaneve shtien me armë mbi turmën, që po thyejnë dhe plaçkitin lokale

Bota

Në Afrikën e Jugut pronarët e dyqaneve shtien me armë mbi turmën, që po thyejnë dhe plaçkitin lokale

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 19:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Pronarët e dyqaneve kanë shtënë në drejtim të turmës me qëllim që të mbrojnë dyqanet e tyre, derisa Afrika e Jugut po futet në ditën e pestë të trazirave që kanë shpërthyer ku si pasojë janë vrarë 40 persona.

Pamjet e publikuara në Twitter, shfaqin pronarët e bizneseve duke shtënë me armë mbi turmën që po protestojnë pas burgosjes së ish-presidentit Jacob Zuma.

Situata kaotike e krijuar në Afrikën e Jugut, ku në masë të madhe ka filluar dëmtimi i lokaleve dhe plaçkitja e mallrave nga turma që po protestojnë – ka detyruar pronarët e lokaleve të marrin ligjin në duart e tyre.

Pavarësisht se qeveria e këtij vendi ka rritur nivelin e sigurisë, dhe ka shpërndarë nëpër qytetet e këtij vendi një numër të madh të ushtarëve, rendi dhe ligji nuk po mbizotërojnë.

Gjithçka po ndodh kur të premten ish-presidenti Jacob Zuma u dërgua në burg, pas shqiptimit të dënimit prej 15-muajve nën akuzën se ka refuzuar të bashkëpunoj për të siguruar prova për gjykatën lidhur me korrupsionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat