Kalifornia dhe Nevada rikthejnë maskat për shkak të frikës nga varianti “Delta”

Bota

Kalifornia dhe Nevada rikthejnë maskat për shkak të frikës nga varianti “Delta”

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Shpresa se SHBA do t’i rikthehet jetës normale këtë verë, duket gjithnjë e më e largët.

“Çdo shtet në vend, kryesisht Uashington, po shënon rritje të rasteve me delta”, thotë Anand Swaminathan, mjek në dhomën e emergjencës.

Vetëm javën e shkuar, në SHBA u shënuan më shumë se 26 mijë raste të reja me covid, në rritje prej 67% nga një javë më parë sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hokpins.

 “Po vjen për ne. Ai është një bishë. Këtë e kemi parë në spitalet tonë. Kjo është arsyeja përse jemi kaq nervozë” , shprehet mjekjaCatherine O’Neal.

Cfarë po ndodh? Varianti deltaI Covid-19, raportuar fillimisht në Indi, po përhapet në mbarë Shtetet e Bashkuara, duke rrezikuar ata që ende nuk janë vaksinuar ndaj koronavirusit.

 “Ose do të vaksinohemi në masë dhe tijapim fund covidit ose do të na duhet të pranojmë vdekjen”, thotë O’Neal.

Më të rrezikuarit janë ata që nuk janë vaksinuar ende, të rinjtë.

“Tani po shohim kryesisht të rinjtë që po infektohen me covid. Ata jo vetëm që po e kalojnë rëndë por edhe kanë nevojë për trajtim spitalor. Kjo është ajo që po ndodh. Por ajo që të rinjtë nuk po kuptojnë është se në këtë pikë do përjetojnë atë që njihet si efekti i gjatë i Covidit”, u shpreh Dr. Anand Swaminathan, mjek në dhomën e emergjencës.

Në përgjigje ndaj rritjes së tëi nfektuarve me covid, disa zona po rikthejnë maskat, përfshirë këtu Kalifornia dhe Nevada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat