​BioNTech do të përdorë teknologjinë mARN kundër malaries

Bota

​BioNTech do të përdorë teknologjinë mARN kundër malaries

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 18:13
​BioNTech

Kompania farmaceutike BioNTech njoftoi sot se dëshiron të përdorë teknologjinë mARN, e cila është aplikuar në vaksinën e saj kundër koronavirusit, për të luftuar malarien.

Kompania gjermane, e cila zhvilloi vaksinën e parë të aprovuar gjerësisht kundër koronavirusit së bashku me partnerin e saj amerikan Pfizer, synon të fillojë provat klinike për një vaksinë të sigurt dhe shumë efektive të malaries deri në fund të vitit të ardhshëm, raporton AP.

BioNTech deklaron se dëshiron gjithashtu të hapë një fabrikë për prodhimin e vaksinave të mARN në Afrikë, e cila i përket rajoneve që kanë luftuar për të marrë doza të mjaftueshme të vaksinës kundër COVID-19.

Kompania më parë deklaroi se po punon për një kandidat për vaksinën kundër tuberkulozit, për të cilën duhet të fillojnë provat klinike në vitin 2022, si dhe për terapitë për disa lloje të kancerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat