Pas Afganistanit, SHBA tërheq trupat dhe nga Iraku, deri në fund të vitit përfundon misioni ushtarak

Bota

Pas Afganistanit, SHBA tërheq trupat dhe nga Iraku, deri në fund të vitit përfundon misioni ushtarak

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 07:23
Foto ilustrim

SHBA do të tërheqë trupat ushtarake nga Iraku.

Deri në fund të vitit amerikanët do të përfundojnë misionin ushtarak, por një pjesë do të qëndrojnë vetëm për të stërvitur e këshilluar ushtrinë irakiane.

Ishte Presidenti Biden që mori vendimin pas një konsultimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e Irakut, Mustafa al-Kadhimi.

Ndërkohë në Irak ka ende 2 mijë e 500 trupa ushtarake amerikane që po ndihmojnë në luftën kundër ISIS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat