Rriten rastet me COVID-19, Sidnei zgjat bllokimin

Bota

Rriten rastet me COVID-19, Sidnei zgjat bllokimin

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Izolimi në Sidnei është zgjatur për një muaj tjetër, derisa rastet me COVID-19 vazhdojnë të rriten.

Sipas BBC,  qyteti më i madh i Australisë ka qenë nën masat e qëndrimit në shtëpi që nga fundi i muajit qershor, për shkak të një shpërthimi të variantit Delta.

Më shumë se 2,500 njerëz janë infektuar në shpërthimin më të keq të Sidneit këtë vit.

New South Wales – ku Sidnei është kryeqyteti – raportoi 177 raste të reja të mërkurën, më së shumti në një ditë që nga marsi 2020.

Kryeministrja Gladys Berejiklian tha se nuk ishte e mundur që qyteti të dilte nga bllokimi të premten, siç edhe ishte planifikuar.

Ajo njoftoi kufizime të mëtejshme të lëvizjes – duke përfshirë një kufi prej 10 kilometrave në blerjet thelbësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat