Vrapimi në moshën 78-vjeçare – Joe Biden bëhet viral në rrjetet sociale

Bota

Vrapimi në moshën 78-vjeçare – Joe Biden bëhet viral në rrjetet sociale

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 12:17
Joe Biden

Joe Biden dëshiron që gjysma e veturave të shitura në SHBA deri në vitin 2030 të jenë me zero emetime të gazrave.

Kjo do të zvogëlojë emetimet e karbonit dhe do të rrisë konkurrencën përballë Kinës, thuhet në deklaratë.

Dhe për këtë, presidenti amerikan ka vozitur vet një veturë elektrike në Shtëpinë e Bardhë.

Politikani 78-vjeçar shihet në video teksa vrapon drejt veturës dhe heq setrën para se ty hyn në veturë dhe ta vozit atë.

Vitin e kaluar, vetëm rreth dy për qind e veturave të shitura në SHBA ishin elektrike, krahasuar me rreth dhjetë për qind në Evropë, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat