"Sputnik-V" dhe "Sinovac", efikase kundër Covidit-19

Bota

"Sputnik-V" dhe "Sinovac", efikase kundër Covidit-19

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 12:16
Sinovac

Agjencia Europiane e Barnave ende nuk i ka miratuar për përdorim dy vaksinat ruse dhe kineze, "Sputnik-V" dhe "Sinovac", por testet e fundit tregojnë se janë efikas kundër kovidit-19.

"Sputnik-V" mbushi të mërkurën një vit nga dita kur mori aprovimin e qeverisë ruse, dhe po përdoret si imunizuese në mbi 50 shtete.

Ministria ruse e Shëndetësisë njoftoi se prodhimi i Institutit Gamaleya është deri 83 për qind efikase ndaj variantit të ri Delta të koronavirusit, dhe efikasiteti rritet në 95 për qind në rastet e pacientëve të infektuar rëndë prej virusit.

"Sputnik-V" është miratuar për përdorim edhe në Shqipëri, bashkë me vaksinën "Sinovac" që po shfrytëzohet tani në masë për imunizimin.

Kompania kineze raportoi se njësoj si vaksinat më të njohura perëndimore, po mendon të sugjerojë bërjen e një doze të tretë për të forcuar më mirë imunitetin ndaj kovidit-19.

Në provat e fundit klinike, injektimi i një doze përforcuese te të moshuarit, tetë muaj pas marrjes së dozës së dytë, e shtatëfishoi praninë e antitrupave që neutralizojnë virusin.

Asnjë prej pacientët nuk raportoi efekse anësore, përveç dhimbjes në vendin e shpimit.

Shkencëtarët kinezë thonë se po e përditësojnë përbërjen e vaksinës që të luftojë më mirë edhe mutacionet që ka pësuar virusi.

Nga prodhimet që po përdoren për imunizimin nëpër botë, aktualisht amerikania "Moderna" vlerësohet së fundmi se mbron deri 76% ndaj variantit Delta të koronavirusit, ndërsa për vaksinën "Pfizer/BioNTech", mbrojtja kundër infeksionit zbriti nga 76 në 42% në një studim me 50 mijë persona nga janari në muajin korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat