Fantazma sulmon rojën/ Kryebashkiaku i tmerruar kërkon ndihmë

Bota

Fantazma sulmon rojën/ Kryebashkiaku i tmerruar kërkon ndihmë

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 00:26
Ai ka publikuar në rrjet pamje të një roje që shtyhet tutje për disa metra

Kryebashkiaku i Armenisë, e cila ndodhet në Kolumbi, Jose Manuel Rios Morales duket se beson tek fantazmat.

Ai ka publikuar në rrjet pamje të një roje që shtyhet tutje për disa metra, duke kërkuar një shpjegim logjik nga qytetarët e tjerë të vendit.

Por nuk mbaron këtu! Morales e postoi videon në Facebook, ndërsa krah saj shkruan se situata është nën kontroll, por njofton se askush nuk duhet që të ndalet para zyrës së tij, të paktën derisa priftërinjtë të mbarojnë së bekuari zyrat e tij.

“Dua të sigurohen që asgjë nuk do ta cënojë paqen dhe qetësinë tonë sepse ne jemi të mbrojtur nga dora e Zotit tonë. Nga ju dua respekt dhe të bashkoheni me lutjet tona,“-shkruan ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat