Dikur ish-ministër afgan, tani shpërndarës picash në Gjermani

Bota

Dikur ish-ministër afgan, tani shpërndarës picash në Gjermani

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 13:46
Syed Ahmad Shah Saadat

Një ish-ministër i Afgnaistanit ka gjetur një punë si shpërndarës i ushqimit në Gjermani.

Syed Ahmad Shah Saadat, i cili ishte ministër i Informacionit dhe Komunikimit, u vu re nga një gazetar vendas në qytetin gjerman të Leipzig, kur ai ishte duke dërguar ushqimin me biçikletën e tij.

Saadat iu bashkua qeverisë së presidentit, tani të mërguar, Ashraf Ghani si ministër i kabinetit në vitin 2018. Megjithatë, pasi shërbeu për dy vjet, Saadat dha dorëheqje dhe u largua nga vendi për në Gjermani dhjetorin e kaluar.

Ish-ministri filloi të punojë për kompaninë Livrando pasi harxhoi paratë që kishte, raportoi Sky News.

Saadat tha se storia e tij “duhet të shërbejë si një katalizator për të ndryshuar mënyrën se si njerëzit e rangut të lartë jetojnë jetën e tyre në Azi dhe botën arabe”.

Raportohet se ai ka dy diploma master në komunikim dhe inxhinieri elektronike nga Universiteti i Oksfordit. Në karrierën e tij 23 vjeçare, Sadaat ka punuar me të paktën 20 kompani në 13 vende, përfshirë Arabinë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat