E paritur! Presidenti i Filipineve njofton tërheqjen nga politika

Bota

E paritur! Presidenti i Filipineve njofton tërheqjen nga politika

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 14:48
Rodrigo Duterte

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka thënë se nuk do të kandidojë për nënkryetar në zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe në vend të kësaj do të tërhiqet nga politika.

Duterte tha muajin e kaluar se ai do të kandidonte për nënkryetar në vitin 2022. Kushtetuta e vendit e ndalon atë nga një mandat i dytë si president.

Por ai tani thotë se do të tërhiqet, pasi “ndjenja e shumicës së filipinasve është se unë nuk jam i kualifikuar”.

Ky veprim vjen mes spekulimeve se vajza e tij mund të kandidojë për presidente, raporton BBC.

Duterte, një figurë e diskutueshme “e fortë”, erdhi në pushtet në vitin 2016 në një platformë të shtypjes së krimit dhe rregullimit të krizës së drogës në vend.

Në pesë vitet që nga zgjedhja e tij, kritikët thonë se ai ka inkurajuar policinë të kryejë mijëra vrasje jashtëgjyqësore të të dyshuarve në atë që ai e quajti “lufta kundër drogës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat