NATO dëbon 8 ‘oficerë të inteligjencës’ nga misioni rus në aleancë

Bota

NATO dëbon 8 ‘oficerë të inteligjencës’ nga misioni rus në aleancë

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Aleanca Veri Atlantike njofton se ka tërhequr akreditimin e tetë anëtarëve të misionit të Rusisë në NATO të cilët ishin “oficerë të padeklaruar të inteligjencës”.

Siç konfirmon një zyrtar i NATO-s, kjo aleancë ka zvogëluar numrin e pozitave që Rusia mund t’i akreditoj në mision.

“Mund të konfirmojmë se kemi zvogëluar numrin e pozitave, pra në 10, që Federata Ruse mund t’i akreditojë në NATO”, pohon zyrtari, shkruajnë mediet e huaja.

“Politika e NATO-s ndaj Rusisë mbetet e qëndrueshme. Ne kemi rritur formën e parandalimit dhe mbrojtjen tonë në përgjigje të veprimeve agresive të Rusisë, ndërsa në të njëjtën kohë ne mbetemi të hapur për një dialog kuptimplotë”, shton ai.

Media Interfax ka cituar Leonid Slutsky, kreun e Dhomës së Ulët ruse të Komitetit për Çështje Ndërkombëtare të Dumës, duke thënë se Moska nuk do të hakmerrej domosdoshmërisht në të njëjtën mënyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat