24-vjeçarja merr peng të miturën, i jep heroinë dhe e përdhunon

Bota

24-vjeçarja merr peng të miturën, i jep heroinë dhe e përdhunon

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 18:40
Elham Naaman

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi drogoi me heroinë dhe përdhunoi një të mitur. 

Ajo e mbajti peng 14-vjeçaren për një muaj dhe e torturoi. Elham Naaman, 24 vjeç, dyshohet se u takua me vajzën adoleshente nga perëndimi i Sidneit në një festë dhe pas kësaj ato u bënë shoqe në rrjetet sociale.

Policia thotë se Naaman dhe vajza e re u takuan më 5 qershor dhe teksa po hipnin në makinë vajza dyshohet se u përdhunua nga një burrë i panjohur i cili ishte ulur brenda.

Image

Por vajza e cila u mor peng, u përdhunua në një dhomë hoteli ku u mbajt deri më datën 6 korrik.

Aty ajo dyshohet se u drogua, u sulmua seksualisht dhe fizikisht. Dokumentet e gjykatës pohuan se adoleshentja ishte mbajtur kundër vullnetit të saj dhe ishte droguar.

Policia gjithashtu pretendoi se asaj i ishte injektuar heroinë dhe ishte kërcënuar me një pishtar zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat