Pas nëndetëseve bërthamore / Ushtria australiane synon të pajiset me...

Bota

Pas nëndetëseve bërthamore / Ushtria australiane synon të pajiset me...

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 22:28
Ushtria australiane

Ushtria australiane ka filluar testimin e biçikletave elektronike për t’u përdorur në misione grumbullimi informacioni pranë bazave të armikut, duke shfrytëzuar faktin që këto mete janë pothuajse pa zhurmë.

Ushtarakët që e testuan mjetin e vlerësuan atë për performancën në terren, thanë se ishte lehtësisht e manovrueshme dhe e shpejtë mjaftueshëm për t’u arratisur në rastet e zbulimit.

Biçikleta vjen si pjesë integrale e mjetit ushtarak të zbulimit “Boxer” dhe për shkak të manovrimit në terrene të ngushta e të vështira e ndihmon atë të zgjerojë rrezen e vëzhgimit dhe zbulimit.

"Nëse do të na kërkohet, ne do të nxjerrim biçikletat e fshehta për të marrë informacionin. Janë të shpejta, me zhurmë minimale dhe praktike. Na ndihmon të vëzhgojmë më shumë terren”, thotë njëri prej ushtarakëve australiane që është pjesë e testimit të tyre.

Biçikleta kap një shpejtësi maksimale 90km/orë dhe mund të përshkojë 100 km me një karikim të vetëm, duke përdorur më pak energji sesa biçikletat standarde elektrike dhe bën më pak zhurmë.

Ushtria australiane do të vendosë në fund të vitit nëse do t’i bëjë pjesë të saj këto biçikleta, apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat