G20: Vaksinim i 70 për qind të popullsisë botërore

Bota

G20: Vaksinim i 70 për qind të popullsisë botërore

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

Ministrat e Shëndetësisë dhe Financave të samitit të G20-s të vendeve të mëdha të industrializuara kanë rënë dakord që 70 për qind e popullsisë së botës duhet të vaksinohet kundër COVID-19 deri në mesin e vitit 2022.

“Ne do të ndërmarrim hapa për të rritur furnizimin me vaksina dhe produkte thelbësore mjekësore”, thanë ata sot në një deklaratë.

“Deri në fund të këtij viti, 40 për qind e popullsisë së botës duhet të vaksinohen”, shtuan ata, raporton ATSh.

Ministrat ranë dakord të trajtojnë problemet e furnizimit dhe financimit, që kanë penguar shpërndarjen e vaksinave.

Ata u zotuan të zgjerojnë shpërndarjen e vaksinave dhe të rrisin kapacitetin lokal dhe rajonal të prodhimit të vaksinave përmes marrëveshjeve të përbashkëta të prodhimit dhe përpunimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat