Shtatë persona në Kamboxhia vdesin pasi pinë alkool dezinfektues

Bota

Shtatë persona në Kamboxhia vdesin pasi pinë alkool dezinfektues

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Shtatë punëtorë kamboxhianë kanë vdekur pasi kishin pirë alkool, të cilëve iu dha si dezinfektues derisa ishin në karantinë, derisa e kishin përzier me ujë dhe pije joalkoolike, tha ministria e shëndetësisë e vendit.

Sipas The Guardian, punëtorët ishin kthyer nga Tajlanda dhe ishin vendosur në një kamp karantine për coronavirus, në provincën veriperëndimore Banteay Meanchey.

Ministria e shëndetësisë tha të shtunën se 12 të tjerë ishin dërguar në spital pasi kishin pirë përzierjen të martën dhe të mërkurën. Ata ankoheshin për dhimbje koke, marramendje dhe vështirësi në frymëmarrje.

Ekspertët kanë mbledhur mostra dhe i kanë çuar në një laborator në Phnom Penh për analiza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat