Heq dorë Rodrigo Duterte, presidenti i Filipineve tërheq kandidaturën e tij në zgjedhjet për senator

Bota

Heq dorë Rodrigo Duterte, presidenti i Filipineve tërheq kandidaturën e tij në zgjedhjet për senator

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 17:36
Rodrigo Duterte

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka tërhequr kandidaturën e tij nga zgjedhjet për senator që do të mbahen vitin e ardhshëm, ka njoftuar sot komisioni zgjedhor i këtij vendi.

“Presidenti tërhoqi kandidaturën”, ka njoftuar komisioni duke rikujtuar që Duterte një muaj më parë pati aplikuar në zgjedhjet për senator.

E pasi që Kushtetuta nuk ia lejon 76-vjeçarit që sërish të kandidohet për president, kandidatura e tij për senator ishte vlerësuar si manovër për të qëndruar në politikë.

Madje qarkullonin fjalë që vajza e Dutertes do të kandidoj në zgjedhje presidenciale, për ta mbrojtur babanë e saj nga ndonjë gjykim i mundshëm për shkak të konflikteve me dilerët e drogës.

Megjithatë, Sara Duterte-Karpio ka hequr dorë nga kandidatura për postin e zëvendëspresidentit të Filipineve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat