Për shkak të Omicronit shtyhet Davosi, Forumi Ekonomik Botëror pritet të fillojë në fillim të verës

Bota

Për shkak të Omicronit shtyhet Davosi, Forumi Ekonomik Botëror pritet të fillojë në fillim të verës

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Forumi Ekonomik Botëror sot sërish ka shtyrë takimin e përvitshëm të liderëve botërorë dhe biznesmenëve në Davos, ndërsa e tërë kjo po ndodhë si pasojë e shfaqjes së variantit të ri të coronavirusit i njohur si Omicron.

Takimi i mëparshëm është anuluar, e i riu do të duhej të mbahej nga 17 deri më 21 janar, por edhe ai është shtyrë për “fillimin e verës”.

Kushtet pandemike e kanë vështirësuar mbajtjen e takimit global, kanë bërë të ditur zyrtarë nga Forumi Ekonomik Botëror.

Në Zvicër nga e premtja nevojitet certifikata e vaksinimit, të gjithë ata që duan të futen në ambiente të mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat