Po patrullonte me ombrellë në dorë, rojtarin në Xhakarta e godet rrufeja – shpëton mrekullisht

Bota

Po patrullonte me ombrellë në dorë, rojtarin në Xhakarta e godet rrufeja – shpëton mrekullisht

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 22:45
Rojtari goditet nga rrufeja

Një moment paksa i pazakontë është kapur nga kamerat e sigurisë, një punonjës i sigurimit që mbante ombrellën në dorë i përfshihet nga zjarri kjo pasi goditet nga rrufeja.

Ombrella e tij ishte goditur nga rrufeja, ku nga goditja e fuqishme burri përfundoi në tokë pavetëdije. Kamerat e sigurisë në fshatin Sukapura në Cilincing në veri të Xhakartës, filmuan këtë moment.

Megjithatë nga zjarri i madh që shpërthen mbi ombrellë, fillimisht nuk duket fare burri kurse disa sekonda më pas ai shfaqet i shtrirë në tokë – pa vetëdije.

Megjithatë atij shpejtë i dalin në ndihmë kolegët që vrapojnë për ta ngritur në këmbë. Bëhet fjalë për Abdul Rosyid, 35-vjeç, që po patrullonte pranë një depoje dhe mbante ombrellë për shkak të reshurave të mëdha të shiut.

Pasi u godit nga rrufeja, ai u dërgua me urgjencë në spital për tretman – nga ku bën të ditur se mrekullisht i ka shpëtuar më të keqes.

Ai ka pësuar djegie në duar, por u lirua nga spitali katër ditë më pas pasi gjendja e tij shëndetësore u stabilizua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat