Presidenti i Filipineve tani kapet me të pavaksinuarit

Bota

Presidenti i Filipineve tani kapet me të pavaksinuarit

Më: 6 janar 2022 Në ora: 19:25
Rodrigo Duterte

Rodrigo Duterte, është i njohur si një prej Presidentëve më të rreptë që ekzistojnë. 

Lideri i Filipineve u bë i famshëm me goditjen e fortë që i dha përdoruesve të drogës, duke vrarë gati 7000 prej tyre.

Më pas ai nisi një fushatë kundër policëve të korruptuar. Tani, Duterte u ka dhënë një mesazh të qartë të gjithë të pavaksinuarve. 

Thirrja vjen ndërkohë që vendi është në periudhën e kufizimit më të rreptë, që synon ndalimin e rritjes së rasteve të lidhura me variantin Omicron.

Qeveria e Filipineve ka rritur kufizimet në kryeqytet, Manila dhe zona të tjera këtë javë, pasi u trefishua numri i rasteve gjatë dy ditëve të fundit.

Në këtë kuadër, qytetarët e pavaksinuar duhet të qëndrojnë në shtëpi gjatë periudhës së masave të reja, të cilat do të qëndrojnë në fuqi deri në mes të janarit dhe do të mund të dalin vetëm për të blerë gjërat e nevojshme.

“Përballë emergjencës kombëtare i urdhëroj ata (autoritetet lokale) të gjejnë të pavaksinuarit dhe t’u kërkojnë të mos lëvizin. Dhe nëse ata refuzojnë, nëse largohen nga shtëpitë e tyre atëherë autoritetetduhet t’i arrestojnë”, tha Presidenti Duterte në një mesazh të regjistruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat