Sekretari amerikan i prerë me ministrin rus, ia jep vetëm dy opsione

Bota

Sekretari amerikan i prerë me ministrin rus, ia jep vetëm dy opsione

Më: 21 janar 2022 Në ora: 18:43
Antony Blinken dhe Sergey Lavrov

Departamenti i Shtetit Amerikan ka lëshuar edhe një njoftim tjetër të shkurtër referuar situatës së krijuar për raportet mes Ukrainës dhe Rusisë.

Ndërsa citojnë sekretarin amerikan Antony Blinken, në facebook, tregohet se si në takim ky i fundit, i prerë, i ka ofruar dy opsione Rusisë, përmes ministrit të saj të Jashtëm, Sergey Lavrov.

”Sekretari Blinken: Në takimin tim me ministrin e Jashtëm Lavrov, sot, theksova se Rusia ka dy zgjedhje:

Diplomaci dhe depërshkallëzim ose kosto masive për Rusinë. Preferenca jonë e fortë është të ndjekim rrugën e diplomacisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat