Gjashtë të vdekur dhe rreth 50 mijë të evakuuar, si pasojë e ciklonit Batsirai në Madagaskar

Bota

Gjashtë të vdekur dhe rreth 50 mijë të evakuuar, si pasojë e ciklonit Batsirai në Madagaskar

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe rreth 50 mijë të tjerë janë evakuuar, pasi cikloni Batsirai solli erëra të forta dhe shi në Madagaskar, të shtunën në mbrëmje.

Batsirai, stuhia e dytë e madhe në dy javë, zbarkoi në bregun lindor, me shpërthime prej 235 km/h dhe valë të larta që goditën zonat bregdetare.

Fshatra të tëra raportohet se janë shkatërruar pothuajse plotësisht, shkruan BBC.

Cikloni tani është dobësuar, sipas shërbimit kombëtar të motit.

Madagaskari tashmë po tronditej nga stuhia tropikale Ana, e cila vrau 55 njerëz kur goditi vendin ishull në Oqeanin Indian, muajin e kaluar.

Cikloni Batsirai ka komplikuar shkatërrimin, duke zbritur në tokë pranë qytetit juglindor të Mananjary, 530 kilometra nga kryeqyteti Antananarivo, rreth orës 20:00 me kohën lokale të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat