Grabiti bankën për të marrë kursimet e tij, pronari i kafenesë kthehet në hero!

Bota

Grabiti bankën për të marrë kursimet e tij, pronari i kafenesë kthehet në hero!

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

“Për çfarë vjedhje flisni? Paratë e tij mori”! Ky është qëndrimi i përgjithshëm në Liban sot për 37 vjeçarin Abdallah Assaii, pronar i një kafeneje i cili grabiti një bankë vetëm që të merrte prej andej paratë e tij.

Kontrolli i ashpër i kapitalit në këtë vend i ka zemëruar ndjeshëm qytetarët, të cilët nuk arrijnë të kenë në kursimet e tyre teksa Libani përballet me një krize financiare. Assaii akuzohet se mori peng shtatë punonjës të një banke në qytetin Jeb Jannine në Luginën Beqaa të Libanit, duke i kërcënuar se do t’u vinte flakën nëse nuk ia japin 50,000 dollarë nga llogaria e tij.

Familjarët e tij thonë se pas arrestimit, i riu ka hyrë ne grevë urie. Vendi prej gjashtë milionë banorësh po përjeton krizën e tij më të rëndë financiare. Monedha vendase ka humbur rreth 90 për qind të vlerës së saj, kursimet e njerëzve janë bllokuar në banka dhe fuqia punëtore e kualifikuar po emigron me shumicë.

Banka Botërore e ka përshkruar këtë si njërën prej krizave më të rënda që bota ka dëshmuar që nga vitet 1850. Shumë libanezë ishin gati të justifikonin veprimet ekstreme të Assaii-t, me anëtarët e komunitetit të tij duke thënë se atij i duheshin paratë e tij për të paguar shpenzimet e kafenesë së tij. Sipas familjes së tij, kafeneja e tij u grabit deri në 15,000 dollarë vetëm disa javë para incidentit, dhe ai gjithashtu kishte borxh rreth 8,700 dollarë për blerjet e një tezge me fruta dhe perime që ai drejtonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat