Lumenjtë janë të ndotur nga medikamentet

Bota

Lumenjtë janë të ndotur nga medikamentet

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Lumenjtë e botës janë tejet të ndotur nga medikamentet. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer mbi analizimet globale në 104 vende.

Nga Rio në Tamis, nga Missisipi në Mekong, dhe kështu për 258 lumenj anekënd globit, ndotja e tyre tregon dhe sjelljen e rreth 470 milionë njerëzve.

Në krye të klasifikimit të substancave të gjetura është carbamazepina në 62% të kampioneve, që përdoret për epilepsinë, dhe metformina, që zakonisht gjendet në ilaçet kundër diabetit në mbi 50% të rasteve.

Por janë dhjetra e dhjetra substanca në kampionet e ujit të marra në mbi një mijë zona. Dhe lumi më i ndotur në botë rezulton të jetë në vendin e La Paz përgjatë lumit Rio Seke, ku përqëndrimi i ndotjes është 115 herë më i lartë se East River në New York që konsiderohet si ndër më problematikët në nivel global.

Ndërsa Islanda është i vetmi vend në të cilin nuk u gjet asnjë nga 61 substancat farmaceutike që u gjetën në të gjithë rastet e studiuara.

Puna kërkimore është kryer nga një grup ndërkombëtar, me 127 ekspertë nga 86 institucione shkencore në kuadër të Projektit Global të Monitorimit Farmaceutik.

Nga statistikat rezulton edhe një tjetër detaj. Ndotja është më e lartë në vendet më të prapambetura dhe ku niveli i papunësisë është mjaft i lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat