Australia do të përshpejtojë aplikimet për viza të Ukrainës

Bota

Australia do të përshpejtojë aplikimet për viza të Ukrainës

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 06:11
Scott Morrison

Kryeministri Scott Morrison, thotë se departamenti i imigracionit i Australisë është udhëzuar që t’i japë përparësi aplikimeve për viza nga njerëzit që dëshirojnë të vijnë nga Ukraina.

Ai tha se aktualisht ka rreth 430 aplikime duke përfshirë viza studentore, familjare dhe të tjera.

Në Australi jetojnë rreth 38 mijë njerëz me origjinë ukrainase.

Morrison tha se besohet se janë 1400 qytetarë australianë brenda Ukrainës për momentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat