Ukraina kaplohet nga shpërthimet

Bota

Ukraina kaplohet nga shpërthimet

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 13:35
Shpërthimet në Ukrainë

Rusia ka nisur një sulm të shkallës së gjerë në Ukrainë, mëngjesin e 24 shkurtit. Raketat janë hedhur në aeroportet dhe infrastrukturat ushtarake të së paku shtatë qyteteve, përfshirë kryeqytetin Kiev.

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka thënë se shtatë ushtarë të saj janë vrarë nga sulmet ajrore të ushtrisë ruse dhe se 15 të tjerë janë plagosur. Situata vetëm sa është duke u rënduar edhe më shume, ndërsa pritet pushtimi i plotë i Ukrainës në orët në vazhdim. 

Në hartën e paraqitur shihen zonat ku kanë ndodhur shpërthimet, të cilat po rriten me kalimin e minutave. Gjendja në Ukrainë tashmë ka kaluar në përmasat e një lufte dhe numri i viktimave vetëm sa po shënon rritje. 

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat