“Men in Black”/ Njihuni me grupin e frikshëm neonazist ukrainas që dolën në luftë kundër rusëve

Bota

“Men in Black”/ Njihuni me grupin e frikshëm neonazist ukrainas që dolën në luftë kundër rusëve

Më: 2 mars 2022 Në ora: 20:53
Grupi “Men in Black”

Shumica dërrmuese e botës është mbledhur për të mbështetur Ukrainën.

Nga sanksionet financiare të vendosura nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, te mbështetja monetare nga vendet normalisht neutrale si Zvicra dhe Hungaria, është e sigurt të thuhet se vendi po mbështetet nga njerëz nga të gjitha sferat e jetës.

Njësia Azov, e njohur edhe si "burrat me të zeza", janë një nga grupet më të diskutueshme që ndihmojnë ukrainasit në luftën e tyre kundër pushtimit rus.

Të formuar në vitin 2014, ato u krijuan nga një grup ultra-nacionalistësh të quajtur Patriotët e Ukrainës, i cili njihet gjithashtu si grupi i Asamblesë së Veprimit Social neo-nazist.

Pamjet e fundit të grupit i tregojnë ata duke festuar pasi në dukje kanë 'eliminuar' një njësi ruse pranë Mariupolit.

Ata shihen të ulur mbi tanket ruse me shenjën tashmë të dallueshme "Z". Ata janë fotografuar gjithashtu duke trajnuar civilët ukrainas se si të luftojnë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat