Airbnb pezullon operacionet në Rusi dhe Bjellorusi

Bota

Airbnb pezullon operacionet në Rusi dhe Bjellorusi

Më: 4 mars 2022 Në ora: 07:47
Airbnb

Kompania amerikane, Airbnb është ndër të fundit që ka pezulluar operacionet në këto shtete.

Shefi i saj ekzekutiv e ka bërë të ditur vendimin përmes një postimi në Twitter.

Ky vendim është në linjë me sanksionet amerikane dhe ato të vendeve tjera të Perëndimit, duke goditur sektorë të ndryshëm të ekonomisë ruse – sikurse bankat – dhe duke e bërë gati të pamundshme që bizneset globale të operojnë në Rusi.

LEXO edhe: LIVE: Rusia sulmoi centralin bërthamor, Zelensky alarmon botën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat