SHBA dhe Rusia nisin komunikimin, vendoset “linja direkte” për të parandaluar incidentet

Bota

SHBA dhe Rusia nisin komunikimin, vendoset “linja direkte” për të parandaluar incidentet

Më: 4 mars 2022 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Pentagoni ka vendosur një linjë direket telefonike me Ministrinë ruse të mbrojtjes për të parandaluar “eskalimin, inicidentetet ushtarake dhe kalkulimet e gabuara në rajon”, derisa invazioni rus në Ukrainë ka vazhduar, ka bërë të ditur një zyrtar amerikan të enjten për Reuters.

SHBA ka thënë se  nuk ka ushtarë të saj në Ukrainë, por ajo dhe aleatët e saj në Europë janë të brengosur për mundësinë e përhapjes së konfliktit përfshirë aksidenteve, derisa Rusia është duke kryer sulmin më të madh në një shtet europian që nga Lufta e Dytë Botërore.

SHBA dhe aleatët e saj janë duke i çuar armë të vlefshme me miliona ushtrisë së Ukrainës, të cilat janë duke u përdorur nga ukrainasit pavarësisht se Moska ka paralajmëruar kundër interferimeve a nga jashtë.

“Departamenti i Mbrojtjes ka vendosur së voni një linjë de -konfliktimi me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë nga 1 marsi, më qëllijm të parandalimit të kalkukimeve të gabuara, incidenteve ushatarake dhe eskalimit”, ka thënë në zyrtar i lartë amerikan duke folur në kushte anonimiteti, ka raportuar NBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat