Sa është e varur bota nga nafta dhe gazi rus?

Bota

Sa është e varur bota nga nafta dhe gazi rus?

Më: 9 mars 2022 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

SHBA, Britania e Madhe dhe BE kanë njoftuar se do të ndalojnë importet e naftës ruse.

Masa erdhi pasi Rusia paralajmëroi se mund të ndërpresë furnizimin me gaz për vendet evropiane nëse do të zbatohej një ndalim i naftës.

Çfarë sanksionesh ka për naftën dhe gazin rus?

SHBA-ja ka njoftuar ndalimin e plotë të importeve ruse të naftës, gazit dhe qymyrit, pasi Ukraina bëri thirrje për zgjerimin e sanksioneve.

Mbretëria e Bashkuar do të heqë gradualisht naftën ruse deri në fund të vitit dhe BE-ja po redukton importet e saj me dy të tretat.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se kjo u lejon atyre kohë të mjaftueshme për të gjetur furnizime alternative.

Zëvendëskryeministri rus Alexander Novak ka thënë se refuzimi i naftës ruse do të çonte në “pasoja katastrofike për tregun global”.

Sa naftë eksporton Rusia?

Rusia është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në botë, pas SHBA-së dhe Arabisë Saudite.

Nga rreth pesë milionë fuçi naftë që eksporton çdo ditë, më shumë se gjysma e saj shkon në Evropë.

Importet ruse përbëjnë 8% të kërkesës totale për naftë në Mbretërinë e Bashkuar.

Shtetet e Bashkuara janë më pak të varura, me rreth 3% të naftës së saj të importuar që vjen nga Rusia në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat