Publikohen pamjet: Mes bombave e plumbave, Zelensky takohet me tre kryeministra evropianë

Bota

Publikohen pamjet: Mes bombave e plumbave, Zelensky takohet me tre kryeministra evropianë

Nga: P.R Më: 15 mars 2022 Në ora: 22:43
Pamjet e takimit i ka publikuar vet Zelenski në faqen e tij në facebook.

Ani pse kryeqyteti i Ukrainës, Kievi po bombardohet vazhdimisht nga forcat ruse, kryeministrat e Republikës Çeke, Polonisë dhe Sllovenisë kanë vizituar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenski.

Pamjet e takimit që është zhvilluar në Kiev në mes bombave e plumbave, i ka publikuar vet Zelenski në faqen e tij në facebook.

“Kreu i qeverisë polake Mateush Moravetsky, zëvendëskryeministri Yaroslav Kachinsky, kryeministri i Republikës Çeke Peter Fiala dhe kryeministri i Sllovenisë Yanez Yansha. Vizita juaj në Kiev në këtë kohë të vështirë për Ukrainën është një dëshmi e fuqishme e mbështetjes. Ne e vlerësojmë vërtet këtë”, ka shkruar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se Fiala, Moravetsky dhe Jansha udhëtuan me tren deri në Kiev, qytet i cili është duke u bombarduar nga forcat ruse që nga 24 shkurti, dita kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat