SHBA dhe aleatët kërkojnë të dëbojnë Rusinë nga G20

Bota

SHBA dhe aleatët kërkojnë të dëbojnë Rusinë nga G20

Nga: M.H. Më: 23 mars 2022 Në ora: 06:56
SHBA dhe vendet e tjera perëndimore

SHBA dhe vendet e tjera perëndimore po shqyrtojnë një lëvizje për të përjashtuar potencialisht Rusinë nga G20, ka raportuar Reuters, duke cituar burime.

Agjencia e lajmeve tha gjithashtu se Polonia të martën u kishte sugjeruar zyrtarëve amerikanë që të zëvendësonte Rusinë në grup dhe se ata morën një "përgjigje pozitive".

G20 është një grupim i ekonomive më të mëdha në botë, i cili synon të koordinojë veprimet për çështjet që prekin ekonominë globale, duke përfshirë ndryshimet klimatike dhe zhvillimin, përcjell “Bota sot”.

Një shtytje e tillë do t'i shtonte sanksionet ekzistuese ekonomike kundër Rusisë nga Perëndimi. Por ka të ngjarë të vihet veto edhe nga vende të tjera kyçe të G20-s, përfshirë Kinën, Indinë dhe Arabinë Saudite, sugjerojnë analistët.

Si rezultat, disa parashikojnë se aleatët perëndimorë të G7 mund të bojkotojnë takimet e G20 këtë vit - diçka për të cilën Indonezia, kryesuesja aktuale e klubit, thuhet se është paralajmëruar. Xhakarta ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat