Turqia nis ofensivë të re kundër militantëve kurdë në Irak

Bota

Turqia nis ofensivë të re kundër militantëve kurdë në Irak

Më: 18 prill 2022 Në ora: 10:32
Tanket turke. Fotografi nga arkivi

Turqia ka nisur një ofensivë të re ajrore dhe tokësore kundër militantëve kurdë në veri të Irakut, tha më 18 prill ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

Njësitë ushtarake dhe forcat speciale, të mbështetur nga një numër i paspecifikuar i avionëve dhe helikopterëve, janë përfshirë në ofensivën kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në rajonet Metina, Zap dhe Avashin-Basyan, që gjenden në veri të Irakut, tha Akar.

PKK konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Kjo organizatë po kryen një kryengritje kundër shtetit turk që prej vitit 1984.

Turqia vazhdimisht kryen sulme në Irak, ku PKK ka bazat dhe kampet trajnuese në rajonin Sinjar, që gjendet në kufi me Turqin.

“Pilotët tanë me sukses kanë goditur strehimoret, shpellat, tunelet dhe depot e municionit që i përkasin organizatës terroriste”, tha Akar.

Ai nuk tregoi se sa trupa janë përfshirë në këtë operacion, i cili, sipas Akar, nisi mbrëmjen e së dielës.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë tha se operacioni nisi pasi u zbulua se PKK po planifikonte një sulm të shkallës së gjerë kundër Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat