Civilë të vdekur përgjatë një rruge në Mariupol, BBC publikon pamjet

Bota

Civilë të vdekur përgjatë një rruge në Mariupol, BBC publikon pamjet

Më: 23 prill 2022 Në ora: 08:32
Pamje nga Ukraina

Rreth një mijë civilë mund të jenë varrosur në një varr masiv në periferi të Mariupolit në fshatin Vynohradne. Kështu deklaroi në Telegram shërbimi për shtyp i këshillit të qytetit të Mariupol, transmeton Ukrinform.

“Imazhet satelitore të marra nga Planet më 20 prill tregojnë një varr masiv 45 metra të gjatë dhe 25 metra të gjerë. Të paktën një mijë banorë të Mariupolit të vrarë nga rusët mund të jenë varrosur këtu,” thuhet në deklaratë.

Ndërkohë janë shfaqur video grafike që tregojnë trupat e më shumë se 20 civilëve të shtrirë përgjatë një rruge kryesore në Mariupol. BBC ka ekzaminuar pamjet, duke numëruar gjithsej 23 trupa të veshur civolë dhe pa armë.

Dhjetëra mijëra njerëz mbeten të bllokuar në qytetin port jugor të rrethuar, i cili ka parë javë të tëra luftimesh intensive midis forcave ruse dhe ukrainase.

Pamjet, të postuara në mediat sociale, vijnë pasi Kombet e Bashkuara konfirmuan se po hetojnë qindra pretendime për vrasjen e civilëve që nga fillimi i pushtimit gati dy muaj më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat