Ukraina përsërit thirrjen për armëpushim të Pashkëve

Bota

Ukraina përsërit thirrjen për armëpushim të Pashkëve

Nga: V.N Më: 24 prill 2022 Në ora: 13:42

Siç e kemi përmendur, Ukraina shënon sot Pashkët Ortodokse. Një ndihmës i Presidentit Zelensky i ka bërë thirrje Rusisë që të shfrytëzojë rastin për një armëpushim "të vërtetë", shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Mykhailo Podoliak u kërkoi gjithashtu armiqve të tij që të bien dakord për një raund të posaçëm bisedimesh, me sa duket për të organizuar shkëmbime të burgosurish.

Ai përsëriti gjithashtu pretendimet ukrainase se uzina e Azovstal në Mariupol është sulmuar përsëri nga ushtarët rusë, në një ndryshim në dukje të urdhrit të Presidentit Putin për të mbyllur zonën industriale dhe jo për ta sulmuar atë.

Azovstal përfaqëson bastionin e fundit të qytetit të mbrojtjes ukrainase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat